Marrëveshja për 'Zgjedhoren'/ Meta: Pasoja të mëdha për vendin nëse s'do kishte konsesus

2020-06-08 0

SHKODËR- Presidenti Ilir Meta e ka vlerësuar arritjen e një marrëveshjeje me konsensus për 'Zgjedhoren', duke theksuar se nëse nuk do të ishte marrë dakordësia mes palëve për këtë reformë pasojat për vendin do ishin shumë të mëdha.

Nga qyteti i Laçit, kreu i shtetit e cilësoi si një hap shumë të rëndësishëm, e ndërsa shtoi se tani më është shumë e rëndësishme edhe implementimi i kësaj Reforme.