14 raste të reja me koronavirus sot në Shqipëri, 13 të shëruar - Vizion Plus

2020-06-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë konfirmuar 14 raste të reja me koronavirus, nga 193 testime të kryera. Rastet janë shënuar në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Durrës.Të infektuarit e rinj janë kontakte familjarë të rasteve pozitive dhe disa rasteve të reja në process hetimi.?Në 24 orët e fundit janë kryer 193 testime nga të cilat janë konfirmuar 14 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër, 1 në Krujë, 1 në Durrës. Vijon të ketë shtrime të reja dhe rritje te rasteve në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 30 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, 2 prej tyre jane të intubuar.?Këtë të diel raportohen 13 pacientë të shëruar, duke e çuar në total në 938 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë.?Në vendin tonë janë aktualisht 274 persona aktivë me COVID19, rreth 70% e të cilëve janë në Tiranë. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1246 raste. Në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT janë kryer 2035 testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 7 %.?Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:Tiranë 187Krujë 24Shkodër 19Kamëz 14Durrës 10Mat 9Lushnje 6Tropojë 2Korçë 1Librazhd 1Mallakastër 1