http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasi vlerësoi Famullinë e Shën Mhillit në Laç me Dekoratën e lartë ?Nënë Tereza?, presidenti Ilir Meta ka folur këtë të diel nga Kurbini për reformën zgjedhore.Kreu i shtetit e konsideroi dakordësimin për ?Zgjedhoren? një hap të rëndësishëm për të ecur përpara.Ai tha se nëse nuk do të kishte një marrëveshje konsensuale, pasojat do të ishin të rënda. ?Mendoj se eshte hedhur nje hap i rendesishem perpara, pasi kam parasysh se cilat do ishin pasojat nese nuk do kishte marreveshje midis paleve. Ndoshta ka shume qytetarë qe nuk jane shume te lumtur, pasi kane pritur ndryshime edhe me thelbesore, por sidoqofte fakti qe kemi nje marreveshje konsensuale eshte shume pozitive. Pasi do te kishte pasoja nese do kishte nje reforme te njeanshme zgjedhore.Eshte mjaft e rendesishme ne kete situate qe e shohim sidomos ketu ne Kurbin qe ka qene nje nga zonat me te goditura, si nga termeti, ashtu dhe nga pandemia, ku ende kemi familje qe qendrojne ne cadra , duhet te mendohet me shume per keto pasoja sociale qe ka prekur qytetaret. Ashtu sic mendohet per zgjedhje te lira e te ndershme duhet menduar edhe per te adresuar problematike me varferine, dhe menyra me e mire per kete lufte eshte demokracia.?