#tvora #rtvoranews
Emisioni investigativ "Le Iene", mediat e njohura italiane si e përditshmja "Il Giorno" apo dhe mediat lokale në rajonin e Lombardisë kanë përcjellë historinë e të riut shqiptar 18 vjeçar Xhoni Mustafaraj, i cili sipas tyre është infektuar nga COVID 19 shumë ditë para se në Itali të konfirmohej zyrtarisht rasti i italianit të parë.
Xhoni është djali i një familje emigrantësh shqiptarë që prej shumë vitesh jeton në provincën e Lodit në Lombardi në komunën San Martino in Strada,
Esksluzivisht për RTV Ora, i riu shqiptar ka rrëfyer historinë e tij.
Alba Kepi: ''Xhoni ti jeton në provincën e Lodit, zona e vatrës së parë të shpërthimit të koronavirusit, e mediat italiane kanë rrëfyer historinë tënde si një dëshmi se pandemia mund të kishte shpërthyer shumë ditë më parë se të konfirmohej rasti i Matias, i konsideruar deri më sot pacienti 1 italian i infektuar. Çfarë ka ndodhur? Ti ke qënë i infektuar nga Covid?''
Xhoni Mustafaraj: ''Gjithçka ka nisur ditën e shtunë datë 1 shkurt 2020. Unë luaj futboll e sapo kisha mbaruar ndeshjen e kampionatit. Isha thirrur në shtëpinë e mikut tim të ngushtë për të kaluar mbrëmjen dhe u nisa menjëherë pas ndeshjes. Por kur mbërrita aty nuk munda të zbrisja nga makina. Nuk lëvizja dot. Prindërit e tij më ndihmuan e më shoqëruan deri brenda.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shqiptari-i-pare-me-covid-19-ne-itali-flet-infektimin-dhe-mjekimin-e-tij
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv