14 raste të reja janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Dhjetë prej tyre u zbuluan në Tiranë, dy në Shkodër, një në Krujë dhe një në Durrës.
?Rastet e konfirmuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare te rasteve pozitive dhe disa raste të reja në proces hetimi. Pjesa më e madhe e të prekurve në 24 orët e fundit janë simptomatikë, me shenja klinike të Covid19?, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Shqetësues vijon të jetë numri i qytetarëve që shtrohen. Sipas ministrisë vijon të ketë shtrime të reja në Spitalin Infektiv. Aktualisht atje po trajtohen 30 të prekur nga të cilët 6 janë në terapi intensive, ndërsa dy prej tyre të intubuar.
13 qytetarë i janë shtuar listës së të shëruarve. ndërsa raste aktive vijojnë 274 persona./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/