Ora News - Bylykbashi: Çdo lloj pengese tregon se qeveria nuk do ta bëjë, ne nuk do ta lejojmë

2020-06-06 0

#tvora #rtvoranews

Edhe pse kanë dhënë dakordësinë për ta implementuar, mazhoranca është spektike sa i takon realizimit të identifikimit biometrik për zgjedhjet e ardhshme.

Vetë opozita e bashkuar, e cila ka qenë edhe pala e interesuar në këtë mes, është e bindur se koha është e mjaftueshme për ta pasur gati para zgjedhjeve.

Bylykbashi: Po bëhet dhe bëhet para zgjedhjeve. Teknologjia ekziston shumë e avancuar dhe jo e shtrenjtë, sigurisht ka një kosto. Qarkullon një shifër që nuk e di nga del, 15 milion euro, mund të jetë më pak nuk ka pikën e rëndësisë. Si kohë për prodhimin dhe zbatimin e saj është absolutisht e mundur. Qeveria është e angazhuar që të vërë paratë në kohë, ne do ta monitorojmë që të mos vonojë. BE është angazhuar të vërë para dhe asistencë që kjo do të funksionojë në kohë. Çdo lloj pengese tregon se qeveria nuk do ta bëjë, ne nuk do ta lejojmë. Biometrika është e thjeshtë, nëse ka 500 vota brenda kutisë së votimit nuk do të ketë 500 firma si zhgarravina, do të jenë 500 gjurmë gishtash të ndryshme. Kush guxon të lërë dy herë gjurmën e gishtit do të ndiqet penalisht dhe do të shkojë në burg.

Këshilli Politik u mblodh sërish sot për të materializuar në një dokument të përbashkët paktin e arritur pas negociatave me Ambasadorët.

Përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi, tregoi detaje nga mbledhja në Ora News.

Bylykbashi: Mbledhja ishte thirrur dje për të paraqitur sa më shpejt draftin e parë të amendamenteve që do të zbatonte pjesën kryesore të dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ekspertët kishin sjellë propozime në lidhje me konceptin e ri të KQZ, çështjet e biometrikes por sigurisht ka shumë më tepër se aq dhe u la detyrë për tu vazhduar më tej në mënyrë që të kemi një pamje të plotë të gjithë dispozitave që do të garantojnë procesin zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme dhe ato më pas. Në dakordësinë që patëm për administrimin zgjedhor u ra dakord që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ato lokale të aplikohet skema aktuale e komisioneve zgjedhore për të shmangur që administrata publike e politizuar apo nën presion të mos përdoret si mbushësi i mekanizmi të ri që propozohej nën petkun e depolitizimit.

Për arritjen e kompromisit me PS, opozita e bashkuar u tërhoq nga kërkesa për qeveri tranzitore, por Bylykbashi thotë se kjo mund të arrihet përtej kodit zgjedhor.



Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/teknologjia-ne-zgjedhje-bylykbashi-cdo-lloj-pengese-tregon-se-qeveria-nuk-do-ta-beje-ne-nuk-do-ta-lejojme

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp