#tvora #rtvoranews
Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga burgu të gjithë zinxhirin drejtues të Drejtorisë së Kufirit në Tiranë të arrestuar pak ditë më parë pas skandalit të trafikimit të emigrantëve nga Lindja e Mesme.
Për këtë skandal u arrestua Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit, Tiranë, bashkë me 3 zyrtarë të tjerë për të cilët në seancën e zhvilluar të shtunën për dhënien e masës gjykata vendosi vetëm pezullim e ushtrimit të funksioneve publike deri në përfundimin e hetimeve.
Ndërsa për pakistanezin Salim el Cheikh Joussef u vendos t?i ndalohej dalja jashtë vendit. Po ashtu edhe motra e drejteoreshes së kufirit S. Kacabani u vendos si masë shtese të mos lejohet të dalë jashtë shtetit dhe ?detyrim paraqitje?.
Sipas policisë pas hetimeve të kryera të pandehurit akuzohen për fenomene abuzive të kryera nga punonjës policie të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Tiranë, kryesisht në zbatimin e procedurave për lëshimin e lejeve të qëndrimit ndaj shtetasve të huaj, nga Lindja e Mesme, që hyjnë në Shqipëri.
Sipas policisë këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të ndryshëm, që përfaqësojnë firma e kompani në fushën e turizmit, kanë keqpërdor atributet dhe kompetencat ligjore që u jep funksioni, duke shkelur detyrimet ligjore për pajisjen e shtetasve të huaj me leje qëndrimi. Dyshohet se ata kanë favorizuar apo ndihmuar në realizimin e trafikut ndërkombëtar të qënieve njerëzore, nëpërmjet Shqipërisë.
Gjithashtu policia bën me dije se është e dokumentuar se kjo veprimtari e kundraligjshme është kryer për një kohë të gjatë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë kundrejt shpërblimeve financiare të konsiderueshme.
Gjithashtu, në këtë veprimtari antiligjore, përfaqësues të firmave e kompanive të ndryshme përpilonin dokumente zyrtare të falsifikuara, të cilat konsistojnë në krijimin e kompanive fiktive, kontratave fiktive të punës, adresave të rreme, enkas për të plotësuar detyrimet sipas ligjit për të përfituar leje qëndrimi në Shqiperi.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/skandali-me-trafikun-e-emigranteve-lirohet-zinxhiri-drejtues
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp