Momente paniku dhe frike në jug të vendit për kritikun e artit italian, personalitetin e njohur Vittorio Sgarbi.
Prej disa ditësh ai ndodhet në Shqipëri dhe mbrëmjen e djeshme gjatë qëndrimit në Palasë vendosi që të provonte ujin e detit shqiptar, por për një moment u zhduk mes dallgëve duke rrezikur të mbytej.