Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Prokuroria e Përgjithshme rihapi sot të gjitha dosjet e akteve më të rënda terroriste të ndodhura në Shqipëri që nga Shkurti i vitit ?96. Me urdhër të kryeprokurorit Arben Rakipi, dosjet e pagjykuara të këtyre çështjeve do të rihetohen dhe brenda tre muajsh duhet të përfundojnë në gjykatë.
Në listë mësohet të jenë dosjet e vendosjes së bombës në supermaketin VEFA në Shkurtin e katër viteve më parë. Shpërthimi i tritolit në banesën e ish-drejtorit të Gjykatës së Apelit të Tiranës, Prel Martini, shpërthimin në banesën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu, atentati ndaj Kleanthi Koçit dhe deri tek vrasja e dy javëve më parë të priftit spanjoll të USAID-it, në Pallatet Agimi në Tiranë.
Shkak për rihapjen e këtyre çështjeve të bujshme, sipas burimeve nga prokuroria është mos gjetja e autorëve të tyre. Dosjet e ngrira mësohet se do të rihetoen nga e para. Si autor të veprës së parë terroriste, vendosjes së bombës në supermarketin VEFA, janë akuzuar pjestarët e të ashtuquajturës organizatës Hakmarrja për Drejtësi.
Për të gjitha dosjet e rihapura prokuroria e përgjithshme i ka kërkuar ndihmë prokurorive të huaja. Ato kanë konfirmuar zyrtarisht se do të ndihmojn në zbardhjen e këtyre çështjeve./tvklan.al
Gazetare ? Ornela Bego
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/