TIRANE-Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi zhvilluan një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.
Takimi ka zgjatur për rreth tre orë dhe tema e diskutimit ka qenë e njëjtë, reforma zgjedhore. Prej dy ditësh drafti i hartuar me 11 pikë ndodhet në tryezën e Lulzim Bashës në pritje të firmës së tij. Takimet kanë qenë edhe dje intensive.