Për presidentin Ilir Meta kjo e premte ka qenë një ditë e ngjeshur politike. Ndryshe nga vizita e fundit e Yuri Kim në presidencë e cila u prit nga këshilltarët, këtë herë presidenti Meta e priti personalisht ambasadoren e SHBA. Ndërkohë, një tjetër komunikim të rëndësishëm,kësaj radhe telefonik, presidenti Meta e ka pasur me kryedemokratin Lulzim Basha. Pa treguar bisedën, presidenti i dha një mesazh të qartë liderit të opozitës se cfarë duhet të bëjë me topin në fushën e tij.
Presidenti i kërkoi Lulzim Bashës të mos trembet, teksa mori shembull veten e tij në vitin 2005, në krye të LSI. Ilir Meta nuk e quan fatkeqësi ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në zgjedhore, ndryshe nga kryeministri Rama. Kreu i shtetit tregoi se ka bërë ?paqe? me ndërkombëtarët kur vlerësoi maksimalisht rolin e ambasadorëve në realizimin e reformës. Një mesazh e dha dhe për mazhorancën duke i kujtuar se tashmë opozita ka hequr dorë nga kushti për qeverinë kujdestare. Presidenti zhvilloi një takim dhe me presidentin Hashim Thaci, me të cilin diskutoi lidhur me bashkëpunimin midis dy vendeve për të kaluar me sukses pasojat nga pandemia globale.