Qeveria ka vendosur që sezoni turistik veror të zgjatet deri më 15 " />
Qeveria ka vendosur që sezoni turistik veror të zgjatet deri më 15 "/>

Ora News - "Ne në Shkodër nuk bëjmë plazh më 15 nëntor!" Thumbi i Voltana Ademit për Ramën

2020-06-05 0

#tvora #rtvoranews

Qeveria ka vendosur që sezoni turistik veror të zgjatet deri më 15 nëntor. Por një zgjatje e tillë sezonit nuk përkon me realitetin turistik të Shqipërisë.

Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi i shprehu shqetësimin ministrit të Brendshëm duke kërkuar që të rishihet ky vendim.

?Dua të shpreh shqetësimin e agjencive të operatorëve turistikë të Velipojë që ka të bëjë me rritjen e kostove trë zënies së hapësirës sa i takon sezonit dhe lidhet me me periudhën që është caktuar si sezon plazhi. Sezoni është caktuar nga data 1 qershor deri nga data 15 nëntor, por ne në Shkodër nuk bëjmë plazh më 15 nëntor. Procedura që po aplikohet nga vendimi i ri i VKM për plazhet dhe stacionet e plazheve ka mangësi dhe shpresojmë të tejkalohen në mënyrën që të mos bëhemi barrë që të bëjmë të mundur të funksionojnë stacionet e plazhit."

Kryetarja e bashkisë deklaroi se një shqetësim të tillë e kishte trajtuar edhe me ministrin Klosi.

Deklarata u bë në një takim me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj në Velipojë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ne-nuk-bejme-plazh-me-15-nentor-thumbi-nga-shkodra-ramen

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp