Mesazhi i Metës pas telefonatës me Bashës: Ktheni besimin e shqiptarëve, garantoni zgjedhje të lira

2020-06-05 0

#tvora #rtvoranews
Presidenti Ilir Meta apeloi edhe njëherë palët politike të tregojnë vullnet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

E ndërsa 8 qershori po afron ku Brukseli do të duhet të marrë një vendim për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, mesazhi i Presidentit në përgjigje të pyetjes së Ora News për opozitën bashkuar sa i takon reformës zgjedhore ishte si më poshtë:

Meta: Mesazhi im për opozitën ka qenë ky: Duhet të jetë e qartë dhe të unifojë mesazhet e saj, kërkesat e saj, të bëjë maksimumin për konsensusin dhe të kordinohet sa më ngushtë me partnerët tanë, sidomos me komisionerin dhe Bundestagun sepse aty i shikojnë me shumë vëmendje të gjitha reformat në Shqipëri, shikojnë me shumë vëmendje jo thjesht anën formale dhe statistikore apo sipërfaqësore por anën substanciale, thelbësore dhe cilësinë e tyre. Është e rëndësishme që të gjithë të tregojnë vullnet për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të mos intimidojnë qytetarët shqiptarë as me arrogancën e tyre dhe as me hezitimet e tyre.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/mesazhi-i-metes-pas-telefonates-me-bashes-ktheni-besimin-e-shqiptareve-te-demokracia-duke-garantuar-zgjedhje-te-lira
Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv