Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit në Brazil janë shënuar 1.473 vdekje ndërsa në Meksikë 816.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Brazil, me 1.473 vdekjet e reja numri i viktimave ka arritur në 34.021 ndërsa me 30.925 raste të reja ka arritur në 614.941 numri i rasteve.
Sipas faqes së internetit ?Worldometer?, e cila përpilon të dhënat më të fundit mbi pandeminë, thuhet se Brazili nga pikëpamja e numrit të rasteve dhe viktimave lidhur me virusin është vendi më i prekur në Amerikën Latine dhe vendi i 2-të në botë pas SHBA-së për nga numri i rasteve.
Në Meksikë janë shënuar 816 vdekje në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Meksikë, me 816 vdekjet e reja numri i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 12.545 ndërsa me 4.442 raste të reja ka arritur në 105.680 numri i rasteve.
Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në këtë vend rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë lidhur me virusin më 19 mars.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Brazil#Mexico#TopChannel