Përplasen dy makina në autostradën Fushë Krujë - Milot, plagoset drejtuesi i një prej mjeteve

2020-06-05 0

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në autostradën Fushë Krujë - Milot pranë fshatit Luz.

Sipas informacioneve të para në aksident janë përfshirë një makinë Benz dhe një Audi, ku si pasojë drejtuesi i mjetit Benz ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit dyshohet se është shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte makina tip Audi.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.