Dy vëllezër u ekzekutuan me armë zjarri kallashnikov mbrëmjen e së enjtes në fshatin Gramëz të Krujës. Viktimat janë Gramoz dhe Xhontil Bardhi 34 dhe 24 vjeç. Dy vëllezërit u qëlluan me kallashnikov, ndërsa ndërruan jetë rrugës për në spitalin e Traumës. Mbrëmjen e djeshme pas sherrit që nisi në lokalin e fshatit, autori u zuri pritë pranë shtëpisë dy vellezerve, duke i qëlluar me breshëri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:25 e ndërsa policia ka identifikuar autorin, bashkëfshatar i viktimave, Roland Pula 32 vjeç.
Dy viktimat ishin të skeduar nga policia për vjedhje, autorë të dyshuar të disa ngjarjeve, po ashtu edhe autori i vrasjes. Ky i fundit ka qenë i arrestuar në 2008, ndërsa 2 vite më pas ka dalë nga burgu për tre akuza, armëmbajtje, plagosje dhe kanosje. Roland Pula njihet në zonë si person mjaft problematik.
Burimet bejne te ditur se policia ka kosntatuar se konfliktet mes dy vëllezërve dhe autorit kanë qenë të vazhdueshme.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kruje#Policia#TopChannel