Vranësira dhe reshje, njihuni me parashikimin e motit

2020-06-05 0

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot kryesisht të kthjellët. Reshje do ketë në zonat lindore. Gjatë pasdites vranësirat do të shtohen duke bërë që reshjet të shtrihen në të gjithë territorin. Edhe dita e nesërme do të jetë me reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 08ºC në 21ºC, në zonat e ulëta nga 14ºC në 27ºC dhe në zonat bregdetare nga 16°C në 28ºC.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët ku herë pas herë do zëvendësohet nga reshjet. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 08ºC deri në 18ºC dhe në zonat e ulëta nga 13ºC në 22ºC.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Parashikimiimotit#WakeUp#TopChannel

Free Traffic Exchange