Në Klinikën Infektive trajtohen, ndër të tjera edhe rastet më të rënda, megjithatë mjekët, infermierët dhe gjithë personeli mjekësor kanë bërë dhe po bëjnë gjithçka që është në duart e tyre, madje duke mos iu munguar në asnjë moment mirësjellja ndaj pacientëve. Drejtoresha e kësaj Klinike thekson se situata është nën kontroll, por qytetarët të respektojnë masat dhe të vetëdijesohen që të mos lejojnë të ndodh më e keqja.