Humbet gjurmët për të dytën herë nënoficeri i Gardës së Republikës. Ervin Derguti është 27- vjeçari nga Sauku i Tiranës, i cili humbi kontaktet për herë të parë me familjarët më 27 prill, Rasti i të cilit u trajtua në studion e emisionit Pa Gjurmë, ndërsa 9 ditë më pas, më 14 mars arrihet në gjurmët e të riut. Falë 2 fqinjëve të tij u arrit që 27-vjeçari të gjendej pranë liqenit artificial në Tiranë, në gjendje të rënduar mendore dhe fizike. Ervin Derguti, ky i ri nga Burreli ka mëse 13 vite që jeton në zonën e Saukut bashkë me familjen e tij, ndërsa kishte mëse 2 vite që punonte si nënoficer shërbimi në Gardën e Republikës. Lëvizjet kaotike dhe pa destinacion të të riut sipas familjarëve kishin të bënin më gjëndjen e ankthit që i riu po kalonte gjatë kohës së karantinës.
Menjëherë pas gjetjes së Ervinit ai u shtrua në spitalin e QSUT-së, ku ka marrë edhe mjekimet e duhura pasi nuk gëzon shëndet të mirë mendor, për shkak të humbjes së vetëdijes. Të hënën e datës 1 qershor, 27-vjeçari la spitalin pasi gjëndja e tij u përmirsua dhe ishin familjarët e tij ato që kujdeseshin tashmë për të, në ambjentet e shtëpisë. Por fatkeqësisht mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00 ai doli nga shtëpia pa thënë asgjë se ku do të shkonte dhe që nga ai moment i riu ende nuk është kthyer në shtëpi, duke merakosur familjarët të cilët kanë dalë duke e kërkuar Ervinin përsëri. I veshur me një palë atlete ngjyrë të zeza, pantallona blu, dhe një bluzë të kuqe Ervin Derguti ka humbur çdo gjurmë të tij për të dytën herë.
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv