Pas 9 orësh takim për të dytën ditë radhazi në rezidencën e SHBA, ambasadorja Yuri Kim tha se marrëveshja është arritur: Çdo palë dha por më duhet ti jap merita të veçanta partisë në pushtet. Ne e bëmë të qartë se partia në pushtet ka privilegjet e tyre dhe ata duhet të japin më shumë dhe në fakt ata e bënë. E përgëzoj PS për atë që bënë këtë mbrëmje dhe "topi është në fushën e Luli Bashës" tha YuriKim . Por për kreun e PD-së ka ende një çështje pa zgjidhur edhe pse është arritur progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor.