Një protestë në formë marshimi për të miturën e përdhunuar në Babrru ka mbledhur bashkë mijëra qytetarë në kryeqytet.
Grumbullimi i qytetarëve nisi në Sheshin ?Nënë Tereza?, më pas pjesëmarrësit, të cilët mbanin pankarta më thirrje të ndryshme në duar, marshuan përgjatë Bulevardit ?Dëshmorët e Kombit?, në Sheshin ?Skënderbej?, duke e përfunduar protestën e tyre përballë godinës së Ministrisë së Arsimit.
Në protestë morën pjesë edhe shumë personazhe publikë, këngëtarë, artistë, gazetarë dhe aktivistë të ndryshëm, të cilët nuk munguan që me mesazhet e tyre të solidarizoheshin me kauzën e denoncimit të fenomenit të dhunës seksuale dhe inkurajimit të viktimave që të mos qëndrojnë në heshtje.
Protestuesit kërkuar të vihen në lëvizje edhe autoritetet shtetërore dhe institucionet.
Disa ditë më parë vendi u trondit nga ngjarja e përdhunimit të një nxënëseje 15-vjeçare nga roja i shkollës dhe dy bashkëmoshatarë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/