Edi Rama ofertë opozitës për Reformën Zgjedhore - News, Lajme - Vizion Plus

2020-06-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E vetmja pikë që mban peng dakordësinë për reformën zgjedhore dhe për të cilën kryeministri Edi Rama bën fajtore opozitën e bashkuar është depolitizomi i administratës. Mazhoranca është e vendosur për të mos bërë asnjë lëshim në qëndrimin e saj, një administratë zgjedhore e gjitha e depolitizuar dhe jo e pjesshme siç kërkon opozita jashtë parlamentit. Nga foltorja e kuvendit, kreu i qeverisë e bëri të qartë, se rekomandimi i kahershëm të OSBE-ODHIR është i panegociushëm. EDI RAMAKRYEMINISTER I SHQIPERISE Pas dy ditësh negociata shumëorëshe të Këshillit Politik me ambasadorët amerikanë, bashkimit evropian dhe britanise, Edi Rama bëri publike edhe marrëveshjen e arritur për një tjetër pikë thelbësore të zgjedhores, atë të përdorimit të teknologjisë në identifikimi, votimit dhe numërimit elektronik, duke ia lënë në dorë realizimin e gjithe procesit Partisë Demokratike. EDI RAMAKRYEMINISTER I SHQIPERISE Pas tërheqjes së opozitës së bashkuar për qeveri kujdestare tre muaj para zgjedhjeve dhe dakordësisë që Kolegji Zgjedhor do të jetë institucioni kyç që do të shqyrtojë ankimimet, kryeministri është pritje të shoh se çfarë do të bëhet me topin amerikan të lënë në fushën e kryedemokratit Lulzim Basha. EDI RAMAKRYEMINISTER I SHQIPERISE Duke sjellë në vëmendje se kërkesa e Bundestagut gjerman, është një reformë zgjedhore në përmbushje të rekomandimeve të OSBE-ODHIR, të votuar në parlament, Edi Rama nënkuptoi se i ka votat e nevojshme për ta votuar ?zgjedhoren? edhe pa konsensusin e opozitës së bashkuar.