http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përdhunimi i 15-vjeçares nga roja i shkollës në Babrru, ka sjell reagimin e shoqërisë civile, organizatave të ndryshme dhe qytetareve në Lezhë të cilët protestuan pasditen e së enjtes në lidhje me këtë skandal që ka tronditur mbarë opinionin publik.Me sloganin ?Marsho për fëmijërinë e vjedhur? dhe me pankarta në duar me mbishkrime të ndryshme kundër dhunës seksuale, të pranishmit marshuan nga tregu industrial deri në qender të qytetit të Lezhës.Në fjalen e tyre aktivistë të shoqërisë civile dhe organizatave kërkuan që ti jepet fund abuzimit me gratë dhe vajzat shqiptare.Marshime në lidhje me këtë ngjarje të rëndë pati edhe në Tiranë dhe Durrës.