Opozita: Protestuesi u dhunua si afro-amerikani në SHBA! Lleshaj: RENEA te Teatri se kishte dyshime

2020-06-04 0

Deputetja opozitare Fatjona Dhimitri akuzoi policinë e shtetit për dhunë. Dhimitri krahasoi protestën për shembjen e Teatrit, foton e cila ka bërë xhiro në media, të djalit i cili ishte me fytyrë në tokë i kapur nga policia, me atë të amerikanit George Floyd. Por ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh se në momentin e ndërhyrjes në operacionin për shembjen e Teatrit Kombëtar policia u thirr nga IMT dhe bashkia dhe iu përgjigj ashtu sikur ndodh edhe cdo herë tjetër.