Ora News - Grabitet Kredo.al në Korçë, autori kërcënoi me thikë punonjësit

2020-06-04 3

#tvora #rtvoranews

Një pikë e Kredo.al në Korçë është grabitur mesditën e së enjtes nga një person nën kërcënimin e një thike. Shuma ishte e vogël, por rastet e grabitjeve pranë këtij institucioni kanë qenë të shpeshta.

Kjo pikë e institucionit kredidhënës Kredo.al u grabit në në Lagjen 17 të Korçës.

Një i ri hyri atë rreth mesditës i pa maskuar me një thikë në dorë, sic tregon kjo pamje e kamerave të sigurisë.

Përmes armës së ftohtë kërcënoi punonjësit dhe mori një sasi parash, ku sipas policisë 92.800 lekë të reja.

Të lënduar, fatmirësisht nuk pati pasi punonjësit nuk kanë bërë rezistencë.

Menjëherë më pas u largua me shpejtësi duke përdorur rrugicat.

Por policia e Korçës arriti ta identifikojë dhe arrestojë disa minuta më vonë në rrugicat e lagjes 4.

Ai është një 25 vjeçar me inicialet Dh.D nga qyteti juglindor.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/pa-maske-me-nje-thike-ne-dore-korcari-grabit-piken-e-dhenies-se-kredive

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv