#tvora #rtvoranews
Pas tre kandidatëve të propozuar për KLSH-në dhe të rrëzuar nga mazhoranca në Kuvend, Presidenti ka dhënë një tjetër emër. Pedagogu Arben Shehu u është propozuar deputetëve për të zëvendësuar Bujar Leskajn. Por e gjitha procedura e ndjekur nga mazhoranca për këtë institucion është bërë nën një presion politik.
Presidenti, Ilir Meta, i ka propozuar Kuvendit të Shqipërisë emrin e pedagogut të njohur Arben Shehu për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Në argumentin e paraqitur, Kreu i Shtetit shprehet se ai i plotëson të gjitha kriteret e kërkuara nga Kushtetuta e Shqipërisë, ndaj dhe kërkohet vota e deputetëve.
Shehu është një ndër njohësit më të mirë të së drejtës penale po ashtu është dhe i diplomuar në Administrim Biznesi me një ekperiencë të gjatë akademike, kërkime dhe skrime shkencore.
Por po ashtu Meta i tërheq vëmendjen Kuvendit se pavarësisht se ka lexuar me vëmendje e në mënyrë të përsëritur sugjerimet e parlamentit mbi profilin që duhet të ketë kandidati për kryetar të KLSH, deri më tani është vënë para pozitës së rrëzimit të propozimeve të emrave të paraqitur.
Kujtojmë se mandati i Bujar Leskajt ka përfunduar në dhjetor të vitit 2018.
Së pari, Meta propozoi emrin e Vitore Tushaj e më pas të Bahri Shaqirit dhe të Petraq Milos.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/meta-dekreton-avokatin-arben-shehu-ne-krye-te-kontrollit-te-larte-t-shtetit
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv