Urdhëri i Mjekut, vdekshmëri nga gabimi i mjekut - (17 Maj 2000)

2020-06-04 4

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Mjekët shqiptarë duken më të mirët në botë. Në një studim të fundit në SHBA del se gjysma e vdekjeve në vit vjen nga mjekimet e gabuara apo pakujdesitë e mjekëve. Ndërsa në Shqipëri Drejtori i Urdhërit të Mjekut Dine Abazi deklaron:

Dine Abazi, Drejtori i Urdhërit të Mjekut:- ?Në Shqipëri pavarësisht kushteve të vështira që kanë mjekët në diagnostikimin dhe ushtrimin e profesionit të tyre, për rrethanat që dihen, vdekjet për faje të mjekëve do të ishin shumë të rralla. Deri tani ne s?na janë paraqitur ankesa dhe raste për të marrë masa?.

Materiali i Institutit të mjeksisë amerikane që i është dërguar edhe senatit informon se nga 98 mijë vetë që vdesin çdo vit në SHBA, 44 mijë ndërrojnë jetë nga gabimet e mjekëve. Deri tani problemi është fshehur ashtu si në të gjithë botën, por tani studiuesit kërkojnë të krijohet një qendër kombëtare, që të mbledh të dhëna për gabimet e mjekëve./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/