Report TV- Gjykata e Apelit Kavajë liron nga burgu 7 adoleshentët, abuzuan seksualisht me të miturën

2020-06-04 0

Gjykata e Apelit në Kavajë ka liruar nga burgu 7 adoleshentët, të cilët një vit e gjysmë më parë përdhunuan një 13-vjeçare.

Seanca u zhvillua sot në Gjykatën e Apelit, e cila rrëzoi vendimin e gjykatës së Durrësit dhe ka vendosur lirimin e tyre nga burgu dhe kalimin në shërbim prove.

Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se shkak për lirimin kanë qenë mosha e tyre, pendimi si dhe vazhdimi i shkollimit.

Adoleshentët ishin dënuar vitin e kaluar me burg me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale dhe homoseksuale me të mitur.