Këtë të enjte, Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar ashpër për ngjarjen e rëndë, atë të përdhunimit të 15-vjeçares nga një 65-vjeçar dhe 3 persona të tjerë.
Rama e cilësoi si një ngjarje të rëndë dhe shprehu keqardhjen për të miturën, por nga ana tjetër iu përgjigj ashpër reagimeve publike nga deputetë e deputete, përfaqësues organizatash apo qytetarë, të cilët sipas Ramës e kanë dhunuar për herë të dytë viktimën.
?Është për të ardhur keq që veç asaj që ndodhi, u kalua në abuzim që nuk është në nivelin e dhunimit trupor, por psikologjik të një populli të tërë. Është fatkeqësi të shohësh njerëz që kanë mikrofon dhe kanë mundësi të flasin, pavarësisht se çfarë janë, deputete, deputetë, përfaqësues organizatash apo qytetarë, që e marrin viktimën dhe e bëjnë mish për topat e tyre. Nuk ndodh në asnjë vend normal të botës. Atë viktimë që gjënë më të rëndësishme dhe kërkesën themelore që ka, është ?më ruani anonimatin?, e përplasin mur më mur, ekran me ekran, siç përplasen oktapodët? bam e bam?.
Kanibalizëm, pseudopolitikë dhe pseudonjerëzore i ka cilësuar Rama këto reagime, ndërsa i ka dalë në krah Ministres së Arsimit, Besa Shahini, e cila është sulmuar pas përdhunimit të të miturës nga ish-roja e shkollës ku ajo studionte.
?Është fatkeqësi të shikosh sesi një viktimë e mitur përdoret në këtë fare feje, me dhe pa vetëdije, me lot të sinqertë dhe lot krokodili, por në fakt krimi është krim, kur vret vret, kur dhunon dhunon? U them të gjithëve atyre që kanë folur për këtë temë dhe e kanë kthyer viktimën në shkop për t?i rënë të tjerëve, jeni ridhunues të asaj fatkeqe.
E keni ridhunuar dhe nga ana tjetër unë nuk besoj një sekondë të vetëm që ata që dhunojnë publikisht Ministren e Arsimit, një grua dhe që flasin për të drejtat e grave, e kanë hallin tek ajo viktimë, nuk mbron dot një viktimë duke abuzuar dikë tjetër? nuk funksionon?.
Rama me një ton të lartë, u shpreh se viktima është marrë dhe është bërë paçavure.
?Jam i bindur se askush nuk ka vajtur të qajë hallet me të pa lënë të merret vesh nga këta që flasim. Nëse ka një njeri me siguri që e ka bërë, është ajo gruaja atje (Besa Shahini) që me paturpësinë me të madhe lloj-lloj hienash e sulmojnë pa pushim?. /tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/