TIRANË- Vëllai i 15-vjeçares së përdhunuar nga roja i shkollës ka kërkuar vënien e drejtësisë, teksa ka rrëfyer se roja i shkollës ka qenë në dijeni, por nuk ka marrë asnjë masë.
Në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta vëllai i saj, ka deklaruar se drejtori ka qenë në dijeni që para 1 viti, por ka heshtur.
Ndërkohë, nga ana tjetër, nga një vëzhgim në lagjen e 15-vjeçares, në mure parrullat me emrin e saj dhe fraza ofenduese nuk janë fshirë ende.