#tvora #rtvoranews
Vendi ka regjistruar numër më të ulët infeksionesh me Covid-19 krahasuar me një ditë më parë. Në 24 orët e fundit kemi vetëm 13 raste të reja pozitive, prej tyre, 11 në Tiranë, 1 rast në Krujë dhe 1 rast në Shkodër.
Janë testuar 39 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 3 raste, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik.
Në spitalin Infektiv aktualisht po trajtohen 23 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.
Në vendin tonë janë 266 persona aktivë me COVID19, ku në Tiranë janë mbi 68 % e të prekurve, kurse pjesa tjetër janë kryesisht në Durrës, Kamëz, Krujë.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 17 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1197 raste, ndërsa rreth 75% e të prekurve janë tashmë të shëruar.
.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/covid-19-kycet-ne-tirane-13-raste-te-reja-ne-24-ore-3-personel-shendetesor
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv