Përdhunimi i 15-vjeçares/ Shahini: Hetim OJF-ve me financim nga shteti! Dyfishim të psikologëve

2020-06-04 0

Abuzimi i 15-vjeçares nga roja i shkollës ka qenë në fokus të deklaratës së ministres së Arsimit, Besa Shahini e cila ka deklaruar se do të nis një hetim ndaj OJF-ve që paguehn me taksat e shtetit duke thënë se kanë qenë në dijeni të rasteve, por nuk kanë raportuar në organet kompetente. Në fjalën e saj në Kuvend, Shahini ka prezantuar masat e marra nga ministria lidhur me këtë ngjarje, teksa ka bërë fajtore edhe shoqërinë, por dhe median sipas së cilëve janë fajtor që ka as pak raste denoncimi. Shahini ka theksuar se për shkak se abuzimet janë brenda rretheve të ngushta familjare e ka bërë më të vështirë punën për identifikimin e këtyre rasteve.

"Të punojmë për të forcuar të gjithë zinxhirin. Jam shumë e trishtuar për të gjitha rastet që nuk janë parandaluar. Do jap disa fakte për këtë realitet të hidhur për shkak të keqraportimit mediatitk. Nga janari 2019 strukturat janë njohur me disa raste, mbi 11 raste të abuzimit të familjarëve nga fëmijët. Gjysma e rasteve janë denoncuar nga stafi arsimor. Të gjitha këto raste kanë një gjë të përbashkët, të gjithë abuzuesit kanë qenë persona të aftët, babai, vëllai, kushëriri, stafi i shkollës apo nxënës dhe është ky fakt që i bën shumë të vështirë daljen në dritë të këtyre rasteve. Hetim thelluar në shkollë, për të parandaluar një gjë të tillë dhe shërbim psikocial.

Free Traffic Exchange