KAMËZ- Report Tv është zhvendosur në shtëpinë e Roland Kryemadhit, babai radikal, i arrestuar një ditë më parë.
Për gazetarin Arsen Rusta, bashkëshortja e Kryemadhit ka dhënë një version krejtësisht ndryshe nga ajo që ka deklaruar policia.Sipas saj, fëmijët nuk i ndalon askush të shkojnë në shkollë, por janë ata që nuk duan. Ndërkohë, sipas saj, policia ka gënjyer sepse në shtëpinë e tyre nuk ka pasur armë.