Dhimitri: Protestuesi i Teatrit u dhunua si afro-amerikani! A ishin kriminelë të veshur si policë?

2020-06-04 0

Deputetja e opozitës së re, Fatjona Dhimitri ka krahasuar protestën për shembjen e Teatrit, foton e cila ka bërë xhiro në media, të djalit i cili ishte me fytyrë në tokë i kapur nga policia, me atë të amerikanit George Floyd. Ajo thotë se një gjë e tillë ka shkaktuar protesta në të gjithë SHBA-në dhe policët iu bashkuan protestuesve, ndërsa këtu policët "rrahin protestuesit". Ajo tha ka dyshime të forta që brenda atyre policëve pa numra identifikimi ka pasur të individë të inkriminuar.

"O zoti ministër që u mërzitët për trishtimin tim, unë trishtohem kur barbarët tuaj godasin popullin e vet, trishtohem për paaftësinë tuaj, për menaxhimin e situatave dhe të Policisë së Shtetit. Vetëm për ju është përdorur dhuna, çfarë përfaqësoj ju dhuna, kur persona të maskuar të cilët nuk e dimë a janë efektivë të vërtetë të policisë apo individë në struktura kriminale godasin protestues. Një episod i tillë në SHBA kanë ngjallur protesta. Dhunës suaj nuk kursehen as gratë. në SHBA u hoqën kapet dhe u bashkuan policët me protestuesit për vrasjen e afro- amerikanit. Në daljet publike keni thënë "punonjësi i policës ka për detyrë të ushtrojë dhunë në dobi publike". Keni përdorur më shumë se një herë fjalën dhunë.