Ministri Bashkim Fino takim me prefektët - (17 Maj 2000)

2020-06-04 0

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Riorganizimi i kontrollit të brendshëm shtetëror në prefektura, në Ministrinë e Financave në pushtetin vendor ka mbledhur sot në ambjentet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, prefektët e vendit, ministrin Fino dhe drejtorët e departamenteve rajonal të kontrolleve ekonomiko-financiare.

Drejtoritë rajonale të kontrollit në bazë të vendimit të qeverisë nuk do të varen më nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, por nga prefekturat. Përparësia e organeve të pushtetit vendor për kontrollet e buxheteve lokale do të jetë objektivi kryesor i kontrollit rajonal që merret në varësi nga prefektura.

Ministri Fino ka nënvizuar sot se kontrollorët duhet të punojnë me përparësi dhe të jenë sa më larg ngjyrimeve politike. Riorganizimi dhe funksionimi i strukturave kontrolluese do të bëhet në bazë të ligjit organik që po punohet nga Ministria e Financave dhe nga qeveria për të stimuluar autonominë e pushtetit vendor./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/