Qeveria miraton fondin! Ahmetaj: Të premten banorët e Shijakut që u dëmtuan nga tërmeti marrin lekët

2020-06-04 3

TIRANE-Qeveria shqiptare ka miratuar sot 4 vendime shumë të rëndësishme për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Bashkia e Shijakut është e para ku qytetarët e dëmtuar përfitojnë nga grandi i rindërtimit 512 mln lekë dhe shpërndarja e fondeve do të fillojë që ditën e premte.

Pas aplikimit të qytetarëve dhe vlerësimit nga ekspertët listat e përfituesve u miratuan nga Këshilli Bashkiak i Shijakut, ndërsa sot qeveria miratoi kalimin e fondit, që tani do u kalojë në llogari banorëve të prekur. Nga lista përfitojnë 1174 banesa individuale dhe 27 pallate, që nuk do të shemben, pasi sipas ekspertëve mund të rikonstruktohen."Sot kaluam 4 vendime të rëndësishme për rindërtimin. Sot fillojmë zyrtarisht programin e grateve për bashkinë Shijak, që janë pagesa direkte për familjet, banesat e të cilave pësuan dëmtime që nuk e çojnë në domosdoshmëri shembjen banesën apo pallatin. Punimet mund ti bëjnë vetë apo me bashkitë dhe qeveria i subvencionon në bazë të aktit normativ.

Të gjitha familjet e dëmtuara në Shkurt patën mundësi të aplikojnë në platformën 'Shtëpia ime'. bashkitë kanë vijuar me një proces vlerësimi të detajuar për cdo aplikim dhe zgjedhjen e përfituesve, që listat miraton në këshillat bashkiak, sikur ndodhi me Shijakun. Bashkia Shijak është e para që e finalizoi këtë proces. Në ditët që vijnë presim Tiranën, Durrësin, Kurbinin dhe të tjerat të përfundojnë procesin dhe të kalojnë listat në këshilla. Në Shijak janë 1174 banesa dhe 27 pallate që përfitojnë.