U largua nga torturat e të atit, nëna i drejtohet ‘Pa Gjurmë’ /‘Më del në ëndërr ta kërkoj’

2020-06-04 1

Ka 26 vite i humbur, por i del në ëndërr, djali i thotë që ta kërkojë,nëna idrejtohet emisionit?Pa gjurmë?. I rritur në një familje ku i ati ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj tij, me ndjenjen e urrejtjes për babain, Edmond Zogu vendosi që një ditë të nxehtë, datën e 26 korrikut të vitit 1994 të largohej nga Tirana për në Greqi. Kjo histori rrëfehet nga nëna e tij Dave Vukaj, e cila me lot në sy kujton ditët e ferrit në familjen e saj ku dhuna nga i shoqi ishte ç?njerëzore, dhunë për të cilën pas largimit të djalit, çifti përfundoi në divorc. Nëna vazhdon ta kërkojë, ndërsa për të atin i biri ka vdekur. ?U nis në këmbë i vetëm. Atë kohë jetonim në Tiranë, tek zona ?Vasil Shanto?. ?Ose do iki ose do vras babain dhe do futem në burg?, më tha. Ishte hera e tretë që ikte. Nuk do të harroj kurrë më tha. Ma la me amanet, mos qaj, se lotët e tua nuk më lënë të kaloj kufirin. Ai dhunohej në mënyrë shtazarake nga babai, prandaj iku.Unë u ndava me bashkëshortin.Më 26 korrik iku, ndërsa diku nga shtatori, tetori bëri telefonatën e fundit duke më thënëse babai i kishte prishur gjakun. Ai kërkoi që të nesërmen tëfliste me motrën në telefon. Pritëm deri në orën 12 të natës dhe që nga ajo ditë nuk mori më. Në telefonatën e fundit më tha se ndodhej nëfshatin Larisa të Greqisë dhe se trajtohej mirë nga pronari grek, pasi punonte me djalin e tij. Më tha se, një shok e kishte marr në telefon dhe se do shkonte në Athinë. Iu luta të mos ikte atje. Por ishte i pakënaqur nga pagesa në Larisa, ndaj më tha se donte të ikte në Athinë.E kam kërkuar në Interpol, tek Kryqi i Kuq por askush nuk ma ka hap derën?, rrëfen nëna. Kanë kaluar 26 vite që kur Edmond Zogu asokohe një 17-vjeçar nuk është bërë më i gjallë. Ai nuk e di se prindërit e tij tashmë janë të divircuar, disa muaj pasi ai u zhduk, duke dashur t?i shpëtojë përgjithnjë torturave ç?njerëzore nga i ati. Kjo ishte hera e tretë për të riun nga Tirana që kalonte kufirin grek.?Kur më ka ikur djali më iku truri. Ai donte vetëm Tiranën, por donte të ikte vetëm nga i ati. Ish-bashkëshorti e konsideron djalin të vdekur.Unë nuk dyshoj asgjë tek djali, mendoj se nuk ka reaguar për shkak të situatës në familjen tonë.Djali im jeton, jam e sigurt. Ai nuk kthehet vetëm nga i ati. Thonë se është vrarë nga disa pukjanë për shkak të një gjakmarrje. Këto fjalë i përhap i ati?, rrëfen nënaZemra e nënës e ndjen se i biri është gjallë. Dave Vukaj nga studio e emisionit ?Pa Gjurmë?, u drejtohet më një mesazh të gjithë shqiptarëve. ?U bëj thirrje gjithë shqiptarëvë të njoftojnë. Sido të jetë gjall apo vdekur. Të lutem shumë mos e harro mamin.Nëse Edmonsi më ndjek, se fytyrën time ai nuk e njeh, pasi kam ndryshuar shimë. Nuk kërkoj djalin për lekë, nëse nuk mundet e nduhmoj unë. Ta shoh e ta lë mbrapa. Mos të iki me kokën pas?.Edmondi ishte djali i vetëm i familjes Zogu, ndërsa ka edhe 2 motra të tjera, që gjithashtu kërkojnë vëllain,ndërsa jetojnë në Itali.

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna, në...

Free Traffic Exchange