Pas miratimit të qeverisë së re në Kosovë me kryeministër Avdullah Hoti ditën e sotme, kryeministri i larguar tashmë Albin Kurti shprehet se nuk do të jetë i pranishëm në dorëzimin e detyrës kryeministrit të ri, pasi sipas tij nuk mund të pranojë atë që e ka shkarkuar vetë dhe se i është dorëzuar presidentit.
Kurti e ka cilësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese si antikushtetuese dhe ka bërë një përmbledhje të qeverisjes së tij në 4 muaj qeverisje. Në bilancin e tij, Kurti shprehet se kanë qenë 4 muaj qeverisje e mirë dhe se Vetëvendosja është partia më e madhe në vend dhe në Kuvend.