Ndërpritet për një pushim prej 90 minutash mbledhja mes 4 anëtarëve të këshillit politik me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe. Pushimi nisi në orën 19:00 dhe do të jetë deri në orën 20:30 ku palët do të rimblidhen sërish. Duket se kjo do të jetë një natë e gjatë diskutimesh ku ambasadorët Yuri Kim, Soreca dhe Norman kanë kërkuar arritjen e konsensusin ditën e sotme.
Pas përfundimit të takimit, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë shkuar në selinë blu ku pritet të zhvillojnë konsultimet lidhur me diskutimet e bëra gjatë 7 orë takimi në rezidencën amerikane.