Kryeepidemiologu suedez, njeriu që ka hartuar strategjinë e vendit për mos vendosjen e njerëzve nën izolim gjatë pandemisë, ka pranuar se duhej të kishte vendosur më shumë kufizime për të kontrolluar përhapjen e virusit.
Për muaj me radhë, Anders Tegnell, mbrojti qëndrimin e tij si të qëndrueshëm, ndërsa kritikoi vendet e tjera për vendosjen e masës së izolimit. Por, të mërkurën, kur një gazetar i tha se shumë njerëz kishin vdekur si pasojë e koronavirusit në këtë vend, Tegnell u shfaqi pendim.
Ai tha më pas: ?Nëse do të ndodheshim përsëri në të njëjtën situatë, mendoj se do të vendosnim masa që ishin diku në mes të asaj që bëri Suedia dhe asaj që bëri pjesa tjetër e botës?. Suedia ka nivelin më të lartë të viktimave nga koronavirusi për numër banorësh, në botë. Më shumë se 4,400 persona atje kanë humbur jetën, ndërsa vendet fqinje, Norvegjia, Danimarka dhe Finlanda e kanë numrin e vdekjeve më pak se 600.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Sweden#AndersTegnell#TopChannel