#tvora #rtvoranews
Kreshnik Tusha, i riu që u paraqit në spitalin e Laçit i plagosur, vetëm pak minuta pas ekzekutimit të dy biznesmenevë në Kurbin, është marrë zyrtarisht i dyshuar për vrasjen. Gjykata e Kurbinit ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg, e cila iu komunikua në spitalin e Traumës. Dyshimet se ai është ekzekutori, janë forcuar pas dëshmive kontradiktore për mënyrën si ai mbeti i plagosur.
Gjykata e Kurbinit ka dhënë masen e sigurise ?arrest në burg? për 21-vjeçarin Kreshnik Tusha, si ekzekutor i dyshuar i dy biznesmenëve Bujar Lika (Hasani) dhe Paulin Gjergji (Markaj) mbrëmjen e së dielës në Kurbin.
Masa e sigurisë për Tushën është bërë mbrëmjen e së martës në spitalin e Traumës në Tiranë, ku i riu po merr mjekim, për një plagë me armë zjarri në këmbë.
Tusha u paraqit në spital pas ngjarjes me pretendimin se ishte plagosur aksidentalisht, por policia ngriti dyshime se ai ishte një prej autorëve të vrasjes, pas dëshmive se një prej tyre ishte qëlluar në vendngjarje.
Teksa 21-vjeçari mohon përfshirjen me ngjarjen, Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për ta mbajtur me masë sigurie deri në përgjigjen e analizave të gjakut.
Por dyshimet se Tusha është i përfshirë në vrasje, janë përforcuar nga dëshmitë e tij kontradiktore mbi mënyrën e plagosjes
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/burg-te-dyshuarin-si-autor-i-vrasjes-se-dyfishte-ne-kurbin-masa-e-sigurise-ju-komunikua-ne-spital
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp