Digitalb dhe policia në aksion/ Goditet rrjeti i piraterisë, arrestohen 3 persona në Tiranë

2020-06-03 5

Sektori i Antipiraterisë së DigitAlb në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës realizuan operacionin për arrestimin e piratëve kundravajtësve penalë që kryenin prej kohësh piratimin e DigitAlb përmes Androit Box-ve IPTV duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik.


Gjatë operacionit ranë në pranga 4 persona pjesë e 3 grupeve të ndryshme kriminale. U sekuestruan 6 aparate celular të markave të ndryshme, 14 Dreambox, Androidbox, Set Top Box dhe një automjet.

Ndërkohë nën hetim janë disa grupe të tjera që piratojnë DigitAlb. Personat ishin zbuluar përmes blerjeve të simuluara nga sektori i Antipiraterië dhe mbaheshin nën vëzhgim. Në tre aksione të veçanta të martën u inskenua një blerje e rreme e Android Box IPTV me DigitAlb Premium. Personi u kontaktuan përmes telefonit për të bërë dorëzimin e pajisjeve pirate në afërsi të Stadiumit ?Selman Stërmasi?.

E njëjta taktikë u ndoq me dy persona të tjerë që veprojnë në zonën e Shkozës ku u arrestua dhe vëllai i piratuesit. Ndërsa në në rrugën Ferit Xhajko u kap një tjetër person i cili kryente shtije Android Box IPTV me Digital Premium. Sipas njoftimit të policisë së shtetit operacioni vazhdon për të zbuluar piratët e tjerë të platformave digjitale.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DigitAlb#KrimiEkonomik#TopChannel

Free Traffic Exchange