Kontrata e energjisë, KESH - ENEL - (15 Maj 2000)

2020-06-03 2

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Në qendër të Romës ndodhet selia e ENEL shoqërisë së tretë më të madhe elektroenergjitike në botë, ku punojnë mijra nënpunës, ndërsa në të gjithë italinë numërohen 100 mijë punonjës. Ky partner kaq i fuqishëm ju afrua për bashkëpunim Korporatës tonë Energjitike në mesin e viteve ?90.

Në Korrik të vitit 1996 ky specialist tregonte se sapo kishin përfunduar dy fazat e para, rregullimi i 60% të rrjetit të Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës dhe premtoi që dimri i ?96 do të gjente me drita kryeqytetin dhe dy rrethe të tjera. Vetëm kërkohej kontrolli i përdorimit të energjisë nëpër familje. Nuk ka nevoj për shumë analiza, dimrat e ?96, ?97, ?98 dhe sidomos ?99, mbahen mend mirë se sa të ndriçuar ishin.

Në këtë intervistë të katër viteve më parë specialisti italian premtonte se faza e tretë e projektit ishte përmirësimi i rrjetit në gjithë vendin. Pas katër vitesh duket se më në fund edhe kësaj faze i ka ardhur radha. Përgjegjësi i zyrës së marrëdhënieve me publikun Agim Kore, thotë:

Agim Kore:- ?Synimi i kësaj marrëveshje është që të bashkëpunojm për të prodhuar ato ça ka mundësi Shqipëria, dmth burimet hidro-energjitike të saj dhe e dyta është kostoja e prodhimit. KESH-i ka mundësi sepse ka specialist të mirë ka kuadro të mirë dhe prespektiva është e KESH-it?.

Në përgjithësi në projektet me të huajt ne kemi humbur nga vonesat tona dhe shkathtësia e tyre dhe pastaj ndodh që KESH dhe ENEL të nisin fazën e tretë kur dy të parat kanë shkuar në zero./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/