Refuzon shoqërimin në gjykatë dhe kërcënon policinë me armë, vetëdorëzohet pas gjysmë ore negociata

2020-06-03 0

#tvora #rtvoranews
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në Kamëz. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë shkuar në banesën e shtetasit Ronald Kryemadhi, për ta shoqëruar në Gjykatë, në zbatim të kërkesës së saj, për shoqërim të detyrueshëm të tij.

Ndaj tij kishte një proces të hapur për dhunë në familje.

Por në momentin që shërbimet e Policisë kanë hyrë në banesë ky shtetas ka nxjerrë një armë zjarri kallashnikov dhe ka kanosur punonjësit e Policisë për vrasje në rast se do afroheshin dhe më pas është mbyllur në banesë.

Menjëherë në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat e DVP Tiranë, FNSH dhe RENEA dhe është bërë rrethimi i banesës, vendosja e perimetrit të sigurisë, evakuimi i banorëve dhe ndalimi i qarkullimit në perimetrin e sigurisë.

Pas negociatave të bëra nga Forcat Speciale RENEA me autorin, për t?u dorëzuar, ku i fundit pas gjysmë ore është vetëdorëzuar, në pamundësi për t?u larguar nga banesa.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/kamez-nje-person-qellon-me-arme-zjarri-te-bashkia

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp