Pronarët e2 hoteleve përfunduan në pranga, për shfrytëzim prostitucioni. Bashkë me ta, në pranga ranë edhe 5 vajza që ushtronin prostitucion, ashtu sikurse edhe një klient, i cili u kap gjatë kohës që kryente marrëdhënie seksuale me një prej vajzave.
Pas 7 muajsh hetime, është ky rezultati i autoriteteve policore në Kavajë. Të arrestuarit janë B. Gj., 61 vjeç dhe F. H., 58 vjeç, dy pronarë hotelesh në zonën e njohur si ?Bishti i Zhurit? në Rrogozhinë. Ata akuzohen për shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtje të ambienteve për kryerjen e këtij aktiviteti. Mbi vajzat e arrestuara rëndon akuza e prostitucionit.
?Gjithashtu u arrestua në flagrancë R. L., banues në Divjakë, pasi është kapur në flagrancë në ambientet e hotelit në pronësi të shtetasit B. Gj., duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, me shtetasen Q. R. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 370.000 lekë të reja, të përfituara nga shfrytëzimi i këtyre shtetaseve për prostitucion, 7 telefona celular dhe një autoveturë?, thotë policia në njoftimin e saj për mediat./tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/