PD kallëzon Ramën dhe Veliajn për shembjen e Teatrit: Nëse SPAK vepron si i pavarur, shkojnë në burg

2020-06-03 0

#tvora #rtvoranews

Kallëzim për vepra penale është dorëzuar në SPAK nga Partia Demokratike ndaj 21 zyrtarëve për shembjen e Teatrit Kombëtar. I pari në këtë listë është kryeministri Edi Rama, i ndjekur nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Padia u dorëzuar nga ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi dhe sekretari ligjor Çlirim Gjata, të cilët kërkuan edhe publikisht ndëshkimin e Ramës dhe Veliaj, pasi me teatrin vepruan si një organizatë kriminale.

Albana Vokshi: Ne kemi kërkuar nga prokuroria që të vendosë sekuestro preventive për truallin e kaluar në pronësi të bashkisë me vendim qeverie. Kjo do të ndalë çdo akt tjetër, si ndërtimin e një projekti të paligjshëm, ashtu edhe grabitjen e truallit për të ngritur atje kullat e oligarkëve të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Deklarata e plotë e PD-së:

PD dorëzon në SPAK padinë për shembjen e paligjshme të Teatrit. PD: Nëse SPAK vepron si i pavarur, Edi Rama dhe Erion Veliaj shkojnë në burg. Lista me veprat penale dhe të akuzuarit.

Ne e dorëzuam padinë për shembjen e paligjshme të teatrit në SPAK, sepse besojmë se dikush duhet të shkojë në burg për krimin e kryer. Përveç shërbëtorëve që kanë hedhur firmat në vendime të paligjshme, Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të ndëshkohen nga drejtësia, sepse kanë vepruar me Teatrin si një organizatë kriminale.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/pd-kallezon-ramen-dhe-veliajn-shembjen-e-teatrit-nese-spak-vepron-si-i-pavarur-shkojne-ne-burg

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv