Kryesocialisti Nano për mitingun e Berishës në Vlorë - (14 Maj 2000)

2020-06-03 1

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Të gjithë duhet të kuptojnë se humbja në zgjedhje nuk është një tragjedi dhe Berisha është i pari që duhet ta mësoj këtë leksion. Ky është reagimi i kryesocialistit Nano në lidhje me mitingun e sotëm të kryetarit të PD Sali Berisha, në sheshin e Flamurit në qytetin e Vlorës.

Në takimin me ambasadorin amerikan Kritofer Hill në Washington, Nano tha se përpjekjet e Berishës janë krejt të kota me qëllim për të destabilizuar Vlorën me mentalitetin e para tre vjetëve. Nano tha se populli i Vlorës është i indinjuar pasi sipas tij nuk mund të harrohet se si u masakrua në ?97 nga shteti që drejtonte Sali Berisha.

Gjithashtu Nano i ka theksuar ambasadorit Hill se ka ardhur që politikanët të mos diferencohen përball përgjegjësive ligjore për akte që frymëzojnë sharjet shpifjet, urrejtja dhe ndasia duhet të ndëshkohen, gjë do ti jepte seriozitet dhe siguri institucioneve dhe do të rriste besimin tek shteti i tyre ka thënë Nano./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/