Katër prej shokëve të Ervis Martinajt janë ekzekutuar në harkun kohor të 19 muajve në ngjarje të ndryshme mes Tiranës dhe Kurbinit. Ngjarje të cilat ndjekin njëra-tjetrën dhe të krijojnë përshtypjen se nuk do përfundojnë kurrë.
Mbrëmjen e 30 Majit ekzekutohen në një atentat mafioz dy prej personave më të afërt të Ervis Maartinajt. Ngjarja ndodhi në ambientet e jashtme në sheshin përpara një hoteli në aksin Mamurras-Lezhë në fshatin Gjormë. Autorët që dyshohet të ishin të veshur si punonjës policie kanë dalë nga një automjet tip ?Golf 5? dhe kanë thirrur ndal policia dhe kanë qëlluar menjëherë në drejtim të Bujar Likës 37 vjeç që humbi jetën në vend, dhe Paulin Markaj ose Gjergji 53 vjeç që ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Policia dyshon se në vendngjarje ka patur shkëmbim zjarri pasi në dorën e viktimës Bujar Lika u gjet një pistoletë. Nga të shtënat me armë mbeti i plagosur dhe 21-vjeçari Kreshnik Tusha, roli i të cilit mbetet ende i paqartë se me cilën palë ishte në vendngjarje.
Burimeve policore thonë gjithashtu se ka dyshime që konflikti me armë të ketë nisur në një tjetër vendndodhje dhe më pas është zhvendosur në sheshin përpara hotelit.
Njësia DVR e kamerave të sigurisë së hotelit rezulton të jetë zhdukur. Burimet thonë se dyshohet që kjo pajisje të jetë marrë nga autorët e dyshuar i cili është arratisur. Për këtë arsye, grupi hetimor po punon me kqyrjen e kamerave të sigurisë të bizneseve të tjera përgjatë aksit rrugor Mamurras-Lezhë.
Por kush është viktima Bujar Lika, i cili përdor edhe mbiemrin e dytë Hasani?
37-vjeçari ishte shoku dhe njeriu më i Ervis Martinajt.
Nga të dhënat zyrtare ai ka qenë i dyshuar si i përfshirë edhe në ngjarjen e ndodhur më 11 Nëntor 2015 në parkingun e një restoranti në zonën e Linzës në Tiranë, ku mbeti i vrarë Enton Nikaj. Pas gjykimit ai u la i lirë për mungesë provash. Ndërsa ai ishte dhe pronari i një lokali në zonën e ish-bllokut.
Paulin Markaj ose i njohur me mbiemrin e ndryshuar Gjergji është një person i njohur për organet ligjzbatuese ndërsa njihej si biznesmen në fushën e lojërave të fatit dhe biznese të tjera.
Në një diferencë të shkurtër kohore në mbrëmjen e 30 Majit një sasi e vogël eksplozivi u vendos në rrugicën mes hotelit të babait të Ervin Matës dhe një lokali tjetër në zonën përballë QSUT në rrugën e Dibrës.
Me 27 Gusht të vitit 2019 një tjetër personi të afërt të Ervis Martinajt i bëhet atentat. Në zonën e Porcelanit në mbrëmje ekzekutohet me armë në pritë ish-polici 26-vjeçar Santiago Malko. Për këtë ngjarje disa ditë më vonë policia arrestoi dy persona si të dyshuar Blendi Teta dhe Ilir Selmani ndërsa shpalli në kërkim si urdhërues të dyshuar pothuajse të gjithë klanin Duka.
Më 4 Tetor të vitit 2018, një ngjarje që bëri jehonë për shumë muaj në një përplasje me armë ku ishin të pranishëm Ervis Martinaj dhe Ervin Mata, mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, krahu i djathë i Ervis Martinajt, ndërsa ky i fundit dhe shoku tjetër Eljo Hato mbetën të plagosur. Për ngjarjen u s...