Katër ditë pas ngjarjes së rëndë, banesa e familjes Breshanaj në këtë zonë është braktisur. Ata janë zhvendosur në brendësi të qytetit të Vlorës. Në një intervistë ekskluzive të dhënë për Klan Plus, babai i 26-vjeçarit Kristian Breshanaj tregon momentet e para menjëherë pas ngjarjes.
?Çuni në atë kohë po kthehej në shtëpi së bashku me një shokun e tij. Në territorin e murit tim aty, ishte drita e një porte, në atë pozicion ai krimineli i ka goditur. Kam qenë unë i pari që kam shkuar. Jam njoftuar nga bashkëshortja ime që s?ka ardhur çuni dhe kam telefonuar direkt se dëgjova një krismë tha. Kam telefonuar direkt çunin, binte zilja dhe nuk përgjigjej. Atëherë mendoja që diçka ka ndodhur. Kur kam shkuar para çunit nuk kam bërë asnjë lëvizje, isha shumë gjakftohtë, sepse është puna ime mjek. Unë nuk reagova para çunit. Qëndrova shumë gjakftohtë, pavarësisht se në zemrën time kam një boshllëk të madh, më ka ndodh një fatkeqësi e madhe që unë nuk e meritoja si familje dhe si person?.
Për doktor Mondin, atentati ndaj të birit ishte një gjëmë. Si intelektual, nuk kishte menduar kurrë që i biri të mund të përfshihej në ndonjë organizatë kriminale. E megjithatë, edhe pse e vështirë të pranohet nga një baba, ai nuk hedh poshtë asnjë mundësi.
?Si në të gjitha zonat në Vlorë ka elementë që janë të skeduar, që njihen për problemet e tyre. Edhe tek zona e Ujit të Ftohtë elementë të tillë që shteti i njeh, por çuni im dilte aty te lagja. Nuk lëvizte shumë. Ose dilte në këmbë, ose dilte në makinë. Dilte kontaktonte me shokë të lagjes që ai i ka pasur shokë fëmijë sepse ai ka jetuar prej 24 vitesh aty. Edhe takohej me ta rrinte, pasdite dilnin bënin xhiro, shkonin deri në Kaninë dhe ktheheshin. Dhe ky ishte itinerari. Në orën 22:00, 23:00 kthehej në shtëpi ose kthehej dhe më shpejt. Atentati mund të jetë edhe shkaku pse ky ka qenë në Belgjikë dhe atje mund të ketë pasur raporte me njerëz të ndryshëm. Ti mund të kesh komunikim po mund mos kesh marrëdhënie... Meqë ai është kthyer, mund të jetë aluduar nga të tjerë që mund t?i kenë faturuar dhe gjëra që nuk i ka patur?.
E rëndë për ta mbetet mënyra si u vra.
?Është një eliminim i tipit mafioz. Dhe që është bërë, nuk është bërë rastësisht ajo. Kjo është bërë e mirëorganizuar. Bashkëpunëtorët kanë qenë atje ku ka qenë çuni im që rrinte. Bashkëpunëtori e ka njoftuar të prisnin, ishte ora 24:00?.
Doktor Edmondi tregon për Klan Plus me detaje se çfarë ndodhi ditën e fundit, me kë ishte 26-vjeçari atë ditë, kur u kthye në shtëpi, me kë ishte telefonata e fundit.
?Unë atë ditë kam qenë me shërbim 24 orë në spital dhe nusja ka qenë në shtëpi. Por di këtë gjë, që çuni im pasdite është telefonuar nga një shok nga Durrësi që ishte me banim në Durrës dhe kishin qenë në kamp në Belgjikë që e kishin kapur, shok kampi, aty e kishte njohur. Kishte ardhur nga dy herë në Vlorë, ishte hera e dytë kjo që ka ardhur. Unë as e kam takuar kush është ky person. Por di që kishte patur komunikim me të. Por vetëm njohja në kamp, jo se...