Identifikimi biometrik perplas palet

2020-06-03 0

Pikërisht kur sinjalet nga dy kampet politike vinin për një afrim të qëndrimeve dhe shkuarjes drejt një konsensusi për mbylljen e Reformës Elektorale brenda 31 Majit, mbledhja e Këshillit Politik të së enjtes solli një kthesë të papritur.

Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje shënoi edhe përplasjen e radhës pas katër orë diskutimi në tryezë. Pas takimit, Oerd Bylykbashi akuzoi maxhorancën se është tërhequr nga qëndrimi i saj pro identifikimit biometrik, çështje për të cilën më herët kishte patur një dakordësi në Këshill.

?Për fat të keq për ne doli qartë qëndrimi i mazhorancës që nuk është e gatshme të ecë në këtë drejtim, të fusë identifikimin biometrik në të gjitha qendrat e votimit për të garantuar që kutitë e votimit nuk mbushen, nuk do që të mos ketë votim në emër të emigrantëve që nuk kanë ardhur kurrë në Shqipëri, të mos ketë votim familjar, që komisionerët të mos mbushin kutitë në mbylljen e procesit të votimit për ata që nuk erdhën të votonin dhe të mos votohet me karta identiteti të falsifikuara. PS e bëri të qartë që nuk ishe e gatshme për këtë?, tha Bylykbashi.

Por bashkëkryetari socialist, Damjan Gjiknuri solli si argument këtë opinion të mbërritur nga ODIHR-i, duke thënë se garancia e zgjedhjeve nuk mund të varet tek teknologjia.

?Jemi dakord, por nuk mund të vihen në dyshim zgjedhjet se nuk punoi teknologjia. Uroj që kjo mos përdoret si sebep. Por ne nuk kemi dhënë dot garanci 100 përqind. ODIHR ka kthyer përgjigje e thotë se rekomandohet se teknologjia nuk duhet më shumë se 10 përqind e duhet bërë shkallë-shkallë. Por edhe votimi tradicional njihet nga ndërkombëtarët?, u shpreh Gjiknuri.

Pa arritur kompromis për këtë çështje, opozita e sheh të vështirë një dakordësi me maxhorancën edhe për depolitizimin e administratës zgjedhore.

?Presim që mbledhjen e nesërme në orën 11:00, mazhoranca të vijë me një propozim ku të jetë e qartë. Identifikimi biometrik duhet të jetë në të gjitha qendrat e votimit në zgjedhjet e ardhshme, të ketë një pilot për votimin elektronik dhe kjo të dalë e qartë jo si opsion i mundshëm për KQZ, por një detyrim për të dhe qeverinë?, tha Bylykbashi.

Parimisht është rënë dakord për rrolin e policisë në zgjedhje, hetimin e krimeve elektorale nga SPAK-u si dhe rrolin e sinjalizuesve, maxhoranca e hodhi sërish poshtë propozimin e opozitës që 100 ditë përpara zgjedhjeve Ministri i Brendshëm në qeverinë kujdestare të emërojë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange